Mirë se vini!
Ju faleminderit që keni zgjedhur të përdorni platformën Gjindu dhe shërbimet që ne ofrojmë. Ne i kemi përpiluar Kushtet e Përdorimit dhe Politikat e Privatësisë për të definuar marrëdhënien tonë me ju dhe për këtë arsye ju sugjerojmë që t’i lexoni me kujdes.
Kushtet e Përdorimit dhe Politikat e Privatësisë të platformës Gjindu L.L.C. janë të detyrueshme nëse dëshironi të shfrytëzoni platformën Gjindu dhe shërbimet e saj. Në momentin e pranimit të këtyre, konsiderohet se është lidhur marrëveshje në mes të Gjindu L.L.C. dhe Përdoruesit.
Rreth platformës Gjindu
Platforma Gjindu është treg i përbashkët online – një urë ndërlidhëse mes mjeshtrit dhe atyre që kanë nevojë për mjeshtër. Është e krijuar për të ju ndihmuar që lehtë të gjeni mjeshtrin apo kryerësin e shërbimeve. Në të njëjtën kohë, i ndihmon mjeshtrit apo kryerësit të shërbimeve të gjejnë punë të reja.
Për të përdorur platformën Gjindu dhe shërbimet që ne ofrojmë, ju duhet të regjistroheni si përdorues i platformës, rrjedhimisht duhet të plotësoni formën elektronike me te dhënat tuaja, duke ndjekur hapat e kërkuar në platformë.
Gjindu i kushton rëndësi të veçantë sigurisë së të dhënave dhe ruajtjes së privatësisë së përdoruesve të platformës. Gjindu merr masat e nevojshme edhe për mbrojtjen nga përdoruesit e rremë (fake users). Të gjitha informatat tuaja dhe ruajtja e privatësisë suaj janë në përputhje me Ligjin nr. 06/l-082 për mbrojtjen e të dhënave personale të aplikueshëm në Republikën e Kosovës.
Përkufizimet
Shprehjet e përdorura kanë këto kuptime:
Gjindu L.L.C.: operatori i platformës dhe ofruesi i shërbimeve. Mund ta gjeni me termin “Gjindu”, “NE” dhe “NEVE”.
Përdorues: të gjithë përdoruesit e platformës qofshin ata Mjeshtër/Kryerës të Shërbimeve apo Kërkues të Shërbimeve dhe mund ta gjeni me termin "JU" apo "JUVE".
Gjindu L.L.C. dhe Përdoruesi: mund t’i gjeni bashkë me termin “palët” apo “palët kontraktuese”.
Platformë: nënkupton faqen online https://gjindu.com/ dhe të gjitha shërbimet përcjellëse.
Mjeshtri apo Kryerësi i Shërbimeve: nënkupton personin apo kompaninë i/e cila është i regjistruar në platformën Gjindu si Mjeshtër dhe ka mundësi të bëj oferta.
Kërkuesi i Shërbimeve: nënkupton cilindo individ apo kompani që bën kërkesë për shërbime dhe pranon oferta nga Mjeshtri apo Kryerësi i Shërbimeve.
Kërkesë: nënkupton kërkesën për shërbime të caktuara të bërë në platformë nga Kërkuesi i Shërbimeve për të cilën Kryerësit e Shërbimeve mund të bëjnë ofertë.
Ofertë: Oferta të cilën e dërgon Kryerësi i Shërbimeve për Kërkuesin e Shërbimeve, sipas kërkesës të bërë nga Kërkuesi i Shërbimeve.
Legjislacioni i zbatueshëm: nënkupton Ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës, me ndryshim-plotësimet dhe aktet tjera nënligjore.
Të drejtat intelektuale dhe industriale te pronës
Platforma si tërësi, duke përfshirë përmbajtjen, indikatorët/treguesit por pa u kufizuar, markat tregtare, titujt dallues, tekste, lajme, fotografi, imazhe, shërbimet që ofrohen, janë në pronësi nga Gjindu dhe trajtohen në bazë të dispozitave përkatëse të ligjit të Kosovës për të drejtën e autorit, markën tregtare dhe patentën, në lidhje me pronësinë intelektuale dhe industriale, me përjashtim të të drejtave të mbrojtura të palëve të treta, siç mund të jenë të drejtat e mbrojtura ose të rezervuara nga kompanitë që ofrojnë produkte, prodhuesit e produkteve, ofruesit e shërbimeve ose palë tjera të treta, për të cilat Gjindu në asnjë rast nuk pretendon çfarëdo pronësie ose të drejte tjetër.
Nuk është e lejuar në asnjë mënyrë, modifikimi, publikimi, transmetimi, transferimi, riprodhimi, shpërndarja, prezantimi, ose çdo përdorim i përmbajtjes në tërësi ose i pjesëve të faqes së internetit me çdo mjet për qëllime tregtare apo të tjera, pa parapëlqimin me shkrim nga Gjindu. Përjashtimisht, kopjimi i kufizuar ose i izoluar, shtypja ose ruajtja e pjesëve të përmbajtjes së sipërpërmendur është e lejuar për përdorim personal të vizitorit, me kusht që përmbajtja të jetë e shoqëruar me një njohje të qartë dhe të dallueshme të burimit të origjinës dhe me vërtetimin se ajo nuk do të përdoret për qëllime komerciale apo të tjera.
Përgjegjësitë e përdoruesit
Platforma, të gjitha faqet e internetit dhe shërbimet e ofruara nga Gjindu, do të përdoren për qëllime të ligjshme vetëm dhe në atë mënyrë që të mos kufizojë ose pengojë përdorimin e tyre nga ndonjë palë e tretë. Vizitorët/përdoruesit e internetit duhet të veprojnë në përputhje me rregullat dhe dispozitat e legjislacionit të Republikës së Kosovës dhe të Bashkimit Evropian dhe me legjislacionin që rregullon telekomunikacionet dhe të përmbahen nga çdo sjellje e paligjshme dhe abuzive/papërshtatshme që mund të ketë pasoja negative për vizitorët/përdoruesit e tjerë.
Përdoruesit mbajnë përgjegjësi personale për veprimet e tyre. Gjindu nuk mban përgjegjësi për veprimet me qëllime jo të mira të përdoruesve. Përdoruesit do të përgjigjen ligjërisht para organeve kompetente nëse keqpërdorin të drejtën e tyre në platformën Gjindu apo nëse veprojnë në kundërshtim me rregullat e platformës dhe legjislacionit të zbatueshëm.
Përgjegjësia për kryerjen e shërbimeve
Gjindu nuk merr përgjegjësi për marrëveshjen e arritur nga përdoruesit (Kryerësit të Shërbimeve dhe Kërkuesit të Shërbimeve), për cilësinë dhe kohëzgjatjen e kryerjes së shërbimit, mosrespektimin e ofertës dhe kushteve tjera të marrëveshjes në mes tyre.
Qëllimi i platformës Gjindu është që të krijojmë mundësi më të lehta të kontaktit në mes të përdoruesve (Kërkuesit të Shërbimeve në një anë dhe Kryerësit të Shërbimeve në anën tjetër). Ne ju mundësojmë që ju të vini kontakt me Kërkuesin e Shërbimeve dhe të ofertoni për shërbimet e kërkuara, por përzgjedhjen e bën vetë Kërkuesi i Shërbimeve. Për çdo shërbim të kryer do të kërkohet nga Kërkuesi i Shërbimeve që të bëjë vlerësimin dhe ky vlerësim do të publikohet në platformë.
Fëmijët dhe shërbimet tona
Fëmijët nën moshën 18 vjeçare nuk mund të regjistrohen si përdorues. Për këtë arsye është e domosdoshme që gjatë regjistrimit të shënohet edhe data e lindjes bashkë me të dhënat e tjera personale. Gjindu nuk mban përgjegjësi në rast se personat nën moshën madhore regjistrohen me informata jo të sakta. Për këtë arsye prindërit duhet të mbajnë nën kujdes fëmijët e tyre gjatë përdorimit të internetit dhe web-faqeve e portaleve të ndryshme, ndërsa Përdoruesit mbajnë përgjegjësi për punësimin e personave të mitur për kryerjen e punëve të caktuara.
Përgjegjësitë për përmbajtjen
Një pjesë e përmbajtjes të platformës vjen nga përdoruesit e platformës the palët e treta. Edhe pse ne e kontrollojmë këtë përmbajtje kohë pas kohe, nuk mund të garantojmë që mund ta kontrollojmë në tërësi dhe rrjedhimisht nuk mbajmë përgjegjësi për çfarëdo lloj përmbajtje qe vjen nga përdoruesit apo palët e treta.
Mënyra e regjistrimit dhe përdorimit të platformës
Për të përdorur platformën, ju fillimisht duhet të regjistroheni në platformë. Për tu regjistruar ju duhet të plotësoni formën elektronike me të dhënat tuaja si: Email Adresa, Emri, Mbiemri, Fjalëkalimi, Data e Lindjes dhe Gjinia (për listën e saktë të të dhënave që kërkohen ju lutem referohuni në formën elektronike për regjistrim).
Në email adresën e dhënë do të pranoni një email në përmbajtjen e të cilit është një lidhje (link) e cila duhet të hapet për të verifikuar email adresën tuaj. Pas verifikimit të email adresës tuaj, ju duhet të verifikoni edhe numrin e telefonit. Për të verifikuar numrin e telefonit, ju duhet të plotësoni formën elektronike për verifikim të numrit të telefonit. Pas plotësimit të formës, ju do të pranoni një shifër përmes SMS-it. Këtë shifër ju duhet ta shkruani në formën elektronike për verifikim. Nëse shifra që ju keni shkruar është e saktë, atëherë procesi i verifikimit të numrit të telefonit përfundon dhe me të përfundon edhe hapja e llogarisë në platformë dhe verifikimi i identitetit tuaj.
Email adresën dhe numrin e telefonit që ju keni dhënë, nuk mund ta përdorni për tu regjistruar me të dhënat tjera si përdorues i ri në Gjindu.
Askush nuk i sheh të dhënat tuaja personale deri në momentin e ndërveprimit me palën tjetër, ndërsa adresa juaj bëhet e ditur vetëm kur ju vendosni për të bashkëpunuar me ndonjë Kryerës të Shërbimeve.
Mënyra e regjistrimit dhe përdorimit të platformës si Kryerës i Shërbimeve
Nëse ju dëshironi që në platformë të jeni Kryerës i Shërbimeve, përveç formës elektronike për regjistrim, ju duhet të plotësoni edhe formën elektronike për regjistrim si Kryerës i Shërbimeve. Në këtë formë, ju duhet të shkruani të dhënat si: Numri i Biznesit/Numri Personal, Emri i Biznesit/Emri Personal dhe Adresa (për listën e saktë të të dhënave që kërkohen ju lutem referohuni në formën elektronike për regjistrim si Kryerës i Shërbimeve). Gjithashtu ju duhet të caktoni shërbimet të cilat ju i kryeni.
Askush nuk i sheh të dhënat tuaja personale deri në momentin që ju bëni ofertë. Në momentin kur ju bëni ofertë, të dhënat tuaja shihen vetëm nga postuesi i kërkesës.
Ndërveprimi i përdoruesve në platformë
Në momentin kur Kërkuesi i Shërbimeve ka postuar një kërkesë për shërbim, Kryerësit e Shërbimeve do të pranojnë njoftime përmes email-it. Gjithashtu, edhe përdoruesi që ka bërë kërkesën për shërbime do të njoftohet për ofertat e bëra nga Kryerësit e Shërbimeve. Pasi që përdoruesi të ketë analizuar ofertat, ai mund të zgjedh ofertën tuaj dhe ju do të njoftoheni se oferta juaj është përzgjedhur.
Kryerësi i Shërbimeve mund t’i sheh edhe fotografitë të cilat do të ngarkohen në postimin (kërkesën) e bërë nga Kërkuesi i Shërbimeve.
Pasi që oferta juaj si Kryerës i Shërbimeve të jetë përzgjedhur dhe ju keni përfunduar punën, Kërkuesi i Shërbimeve do të duhet të mbyll postimin dhe të vlerësojë punën e kryer nga ju. Përdoruesi nuk mund të mbyll postimin tuaj para se të vlerësojë punën tuaj. Vlerësimi i punës suaj do të shfaqet në profilin tuaj, profil i cili do të shihet nga të gjithë përdoruesit e platformës me të cilët keni ndërveprim.
Menaxhimi i llogarisë suaj dhe përdorimi i llogarisë nga të tjerët
Llogaria juaj në Gjindu është personale dhe nuk mund të përdoret nga persona të tjerë. Ju duhet ta përdorni dhe menaxhoni vetë llogarinë tuaj në Gjindu dhe nuk keni të drejtë që të lejoni persona të tjerë të përdorin dhe menaxhojnë llogarinë tuaj.
Në momentin që ju regjistroheni si Kryerës i Shërbimeve dhe caktoni shërbimet që ju i kryeni, ju gjithashtu mbani përgjegjësi për ofertat e postuara nga profili juaj.
Në momentin që ne vërejmë se ju keni keqpërdorur llogarinë tuaj duke i lejuar qasjen bashkëpunëtorëve tuaj në llogari, në shfrytëzojmë të drejtën tonë ligjore që të mbyllim llogarinë tuaj dhe të ndalojmë qasjen në platformën tonë për profilet me të dhëna që ngjasojnë me të dhënat e juaja.
Menaxhimi dhe përditësimi i të dhënave tuaja
Të dhënat tuaja që keni dhënë gjatë regjistrimit, ju mund t’i kontrolloni duke hyrë në profilin tuaj në Gjindu. Ju gjithashtu, keni mundësi të menaxhoni, ndryshoni, plotësoni, dhe përditësoni të dhënat tuaja në çdo kohë. Në rast se keni nevojë për ndihmë teknike, ju mund të na kontaktoni në çdo kohë përmes platformës tonë. Ne nuk marrim asnjë përgjegjësi për ndonjë dëm që mund të shkaktohet si rezultat i të dhënave tuaja jo të sakta dhe jo të përditësuara.
Informatat tjera
Veç informatave të përmendura më lart, ne mund të mbledhim edhe informatat mbi lokacionin apo vendndodhjen tuaj gjeografike, shënimet e IP-së, shënime rreth pajisjes tuaj, historinë e shfletimeve dhe të përdorimit, informatat e kyçjes (dhe jo vetëm), dhe të njëjtat mund t’i ruajmë në databazën tonë.
Mbledhja, përdorimi dhe ruajtja e të dhënave të mbledhura
Të gjitha të dhënat tuaja personale që ne i mbledhim janë të nevojshme për përdorim të platformës, për verifikim të identitetit tuaj dhe për ofrimin e shërbimeve tona.
Gjindu i kushton rëndësi të veçantë të dhënave tuaja, me këtë rast mbledhjes, përdorimit dhe ruajtjes së tyre në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Republikën e Kosovës.
Të dhënat e përdoruesve të regjistruar në platformën Gjindu, do të përdoren për qëllime të platformës si: për të identifikuar përdoruesit, për të identifikuar qasjen në platformën tonë, për të ju dërguar njoftimet për postimet tuaja, për të ju ofruar shërbime të personalizuara, për të përmirësuar shërbimet tona ndaj jush dhe për të ju kontaktuar në lidhje me llogarinë tuaj, si p.sh. dërgimi i email-it për të vërtetuar llogarinë apo për të ju kthyer përgjigje kur ju na kontaktoni neve.
Informatat e përdoruesve të platformës Gjindu do të përdoren gjithashtu për të njoftuar përdoruesit për risitë në platformë, për personalizimin dhe shfaqjen e reklamave të Gjindu dhe të palëve të treta në platformë dhe jashtë saj, si dhe për qëllime tjera të marketingut për Gjindu dhe për palët e treta.
Në rast nevoje, ne do t’i përdorim të dhënat tuaja për të parandaluar, zbuluar apo hetuar aktivitete mashtruese dhe ilegale, mbledhjen e ndonjë borxhi të papaguar, zgjidhjen e kontesteve, zbatimin e marrëveshjes tonë për Kushtet e Përdorimit dhe Politikat e Privatësisë, për të ndihmuar çdo hetim, dhe për të ndërmarrë veprime të tjera të lejuara ose të kërkuara me legjislacionin e zbatueshëm, edhe pasi që ju të keni mbyllur llogarinë tuaj.
Në rastet kur nuk është më e nevojshme për ne që të ruajmë të dhënat tuaja personale apo kur shuhet qëllimi për të cilin janë mbledhur apo ruajtur të dhënat tuaja personale, ne bëjmë shkatërrimin e tyre në mënyrë të sigurt në përputhje me ligjet në fuqi për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale dhe politikave tona të brendshme.
Sipas Ligjit për Mbrojtjen e të dhënave Personale në Kosovë, “të dhëna personale” quhen të gjitha informacionet në lidhje me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm (“subjekt i të dhënave”). Një person fizik i identifikueshëm është ai, i cili, mund të identifikohet drejtpërdrejt ose jo drejtpërdrejt, veçanërisht duke iu referuar një identifikuesi në bazë të një emri, një numri identifikimi, të dhënave rreth vendndodhjes, një identifikues online, ose një apo më shumë faktorë specifikë për identitetin fizik, psikologjik, gjenetik, mendor, ekonomik, kulturor ose social të atij personi fizik.
Të dhënat duke përdorur cookies
Ne mund të përdorim cookies për t'u siguruar që ju të keni shërbimet dhe përvojën më të mirë në platformën tonë, apo për mbledhjen e informatave për faqet që ju shikoni dhe lidhjet që klikoni gjatë përdorimit të platformës. Zakonisht shfletuesit e internetit i pranojnë automatikisht cookies, por gjithashtu ka raste kur ju kërkohet të pranoni apo refuzoni ato. Në momentin që ju keni pranuar cookies, do të keni mundësi që të keni në dispozicion shërbimet tona pasi që cookies shërbejnë për mirëmbajtjen e sesionit, për ofrimin e sigurisë së llogarisë dhe gjatë shikimit të reklamave të cilat ju shfaqen në platformën tonë.
Palët e treta si ofrues të shërbimeve
Gjindu përdor palë të treta si ofrues të shërbimeve që ndihmojnë për kryerjen e funksioneve si: hostimi i serverëve apo aplikacioneve tona në Google Cloud, AWS, procesimi i pagesave, ndalimi, detektimi, hetimi i mashtrimit apo aktiviteteve të ndaluara, etj. Prandaj, ne mund të ndajmë informatat tuaja me palët e treta varësisht prej nevojave të kryerjes së funksioneve të caktuara.
Kundërshtimi, kufizimi apo shkëputja e pëlqimit
Secili përdorues që posedon llogari në Gjindu, ka të drejtë të shkëput apo kundërshton pëlqimin në çdo kohë duke mbyllur llogarinë në Gjindu. Në momentin që ju e mbyllni llogarinë tuaj në Gjindu, ju nuk do të keni qasje më në shërbimet tona dhe ne nuk do të ju ofrojmë shërbimet dhe mbështetjen që ju kemi ofruar deri në atë moment.
Ndryshimi i pronësisë
Gjindu është platformë e krijuar autentike me pronarë legjitim. Nëse në të ardhmen Gjindu shitet si platformë, bashkohet apo shkrihet në ndonjë kompani tjetër, ne mund të ndajmë të dhënat tuaja personale me partnerin tonë të ri në përputhje me standardet dhe kriteret e ruajtjes së privatësisë së të dhënave. Ne ju sigurojmë se do të kërkojmë që partneri/pronari i ri të respektojë dhe zbatojë Kushtet e Përdorimit dhe Politikat e Privatësisë në pajtim me ligjet në fuqi.
Komunikimi
Në momentin që regjistroheni në platformën Gjindu dhe keni ofruar të dhënat tuaja, ju jeni pajtuar që ne t’i përdorim këto të dhëna për të ju kontaktuar, për të ju dërguar njoftime informuese, për të ju dërguar/shfaqur reklama të përshtatshme me kërkesat tuaja, dhe jo vetëm. Komunikimi do të bëhet me shkrim, në formë elektronike, përmes faqes tonë, email-it, SMS, telefon apo ndonjë forme tjetër.
Siguria
Gjindu ka të implementuar protokolle të sigurisë për mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve nga rreziku i humbjes, keqpërdorimit, qasjes së paautorizuar dhe zbulimit dhe ndryshimit të të dhënave tuaja. Si masa mbrojtëse ne përdorim firewalls dhe enkriptimin e të dhënave dhe kontrollin e autorizimeve për qasje në të dhënat tuaja personale. Nëse dyshoni se llogaria juaj është abuzuar, ju duhet të na kontaktoni menjëherë përmes platformës tonë.
Plotësimi dhe Ndryshimi i Kushteve të Përdorimit dhe Politikave të Privatësisë
Gjindu mund të ndryshojë dhe plotësojë Kushtet e Përdorimit dhe Politikat e Privatësisë varësisht nga ndryshimet e tregut, ndryshimet ligjore apo zhvillimin e platformës.
Për çdo ndryshim, në momentin që ju qaseni në platformë, do të pranoni një njoftim. Nëse ju nuk pajtoheni me ndryshimet dhe/apo plotësimet, atëherë keni të drejtën e ndërprerjes së bashkëpunimit me platformën Gjindu, duke e mbyllur llogarinë tuaj.