GJINDU - vendi ku mjeshtri është në majë të gishtave
vendi ku mjeshtri është në majë të gishtave

Mirë se vini në platformën

Platforma është treg i përbashkët online – një vendtakim i mjeshtrit dhe atyre që kanë nevojë për mjeshtër. Është e krijuar për t’ju ndihmuar që lehtë të gjeni mjeshtrin apo kryerësin e shërbimeve. Në të njëjtën kohë, i ndihmon mjeshtrit apo kryerësit të shërbimeve të gjejnë punë të reja.

Si më ndihmon platforma nëse unë jam mjeshtër?

Duke qenë treg i përbashkët online, platforma sjell në një vend të gjithë kërkuesit e shërbimeve. Kjo ju mundëson juve si mjeshtër që shumë lehtë të gjeni punë të reja të cilat janë të përshtatshme me aftësitë, lokacionin dhe orarin tuaj.

Si më ndihmon platforma nëse kërkoj mjeshtër?

Platforma ju ndihmon në gjetjen e mjeshtrit duke ju ofruar mundësinë që të postoni kërkesa për një gamë të gjerë shërbi­mesh. Përmes mund të gjeni mjeshtër të kualifikuar të cilët janë të vlerësuar sipas cilësisë së shërbimeve që ata ofrojnë.

Si funksionon platforma nëse unë jam mjeshtër?

  1. Regjistroheni në platformë si Mjeshtër
  2. Pranoni njoftimet dhe listoni punët e reja që postohen në platformë
  3. Ofertoni dhe kontraktoni punët që ju përshtaten

Si funksionon platforma nëse unë kërkoj mjeshtër?

  1. Regjistroheni në platformë si Përdorues
  2. Postoni kërkesën tuaj për shërbimin e caktuar dhe pranoni ofertat
  3. Përzgjedhni ofertën më të përshtatshme për juve

Cilat janë përfitimet e platformës nëse unë jam mjeshtër?

  1. Gjeni punë që përshtaten me aftësitë, lokacionin dhe orarin tuaj
  2. Kurseni kohën tuaj duke pranuar informata të detajuara dhe fotografi rreth punës
  3. Ofertoni në çdo kohë dhe nga çdo vend pa prishur rutinën tuaj

Cilat janë përfitimet e platformës nëse kërkoj mjeshtër?

  1. Keni qasje të lehtë në shërbime dhe oferta të përshtatshme për ju
  2. Krijoni kërkesën për shërbim që lehtë kuptohet nga mjeshtrit
  3. Kurseni kohën tuaj në gjetje dhe përzgjedhje të mjeshtrit të kualifikuar

Të gjitha në një vend

i keni të gjitha në një vend - kërkuesin e shërbimeve, ofruesin e shërbimeve si dhe materialet e nevojshme për të kryer punën për më shumë se 80 shërbime të ndryshme.

Gjeni atë që kërkoni

gjeni atë që kërkoni, me fjalët që ju i dini, pa mundësi të manipulimit të rezultateve nga të tjerët, pa informata të vjetruara dhe pa reklama që nuk lidhen me kërkesën tuaj.

Shpejt dhe qartë

Koha juaj është e rëndësishme për ne, andaj proceset e krijimit dhe kuptimit të kërkesave i kemi bërë të lehta dhe të shpejta, duke përdorur pyetësorë të standardizuar për secilin shërbim.

Treg i besueshëm

Identiteti i secilit përdorues dhe mjeshtër në platformë është i verifikuar përmes emailit dhe numrit të telefonit duke krijuar kështu një ambient të besueshëm pa përdorues të rremë.

Udhëhequr nga komuniteti

secili mjeshtër vlerësohet për punët që kryen, duke rritur kështu ndjenjën e përgjegjësisë ndaj komunitetit dhe dëshirën për të ofruar shërbime sa më cilësore.

Privatësi e plotë

Askush nuk i sheh të dhënat tuaja personale deri në momentin e ndërveprimit me palën tjetër, ndërsa adresa juaj bëhet e ditur vetëm kur ju vendosni për të bashkëpunuar.

An error has occurred. This app may no longer respond until reloaded. Rifresko 🗙