GJINDU - vendi ku mjeshtri është në majë të gishtave
vendi ku mjeshtri është në majë të gishtave

Mirë se vini në platformën

Platforma është treg i përbashkët online – një vendtakim i mjeshtrit dhe atyre që kanë nevojë për mjeshtër. Është e krijuar për t’ju ndihmuar që lehtë të gjeni mjeshtrin apo kryerësin e shërbimeve. Në të njëjtën kohë, i ndihmon mjeshtrit apo kryerësit të shërbimeve të gjejnë punë të reja.

Historia

Është shumë e vështirë ta gjesh mjeshtrin, posaçërisht në Kosovë. Kjo ndoshta është e vështirë të besohet, mirëpo është diçka që e mëson në momentin e parë që të lind nevoja për të gjetur mjeshtrin. Kështu ndodhi edhe me neve - themeluesit e .

Njëri me nevojën për të renovuar kulmin e tjetri me nevojën për të ndërtuar shtëpinë, filluam të kërkonim mjeshtër. Përgjigjet më të mira që merrnim prej kontakteve tona ishin: Facebook, Google ose "e njoh njanin që e njeh njanin". Si njerëz të teknologjisë, filluam të kërkonim mjeshtrin në internet dhe krejt çka gjetëm, ishin disa faqe e portale ku kërkonim mjeshtër e përfundonim duke gjetur shpallje për vetura të reja të vozitura vetëm nga "plaka" gjermane.

Këto e bëjnë procesin e gjetjes së mjeshtrit shumë të ngadaltë e të vështirë edhe gjasat që të një mjeshtër i mirë, janë shumë të ulta. Edhe nëse e gjen një mjeshtër, nuk ka asnjë mundësi që ta vlerësosh atë - si për mirë ashtu edhe për keq. T'i marrësh tri oferta? Nuk vjen në konsideratë!

Duke qenë njerëz të teknologjisë dhe duke u përballur me problemin, filluam të mendonim... çka nëse? Çka nëse e përdorim teknologjinë për të krijuar një platformë, një treg të përbashkët online, një vendtakim për mjeshtër dhe ata që kanë nevojë për mjeshtër. Kjo do ta lehtësonte shumë procesin e gjetjes së mjeshtrit në një anë, dhe në anën tjetër do t'i mundësonte mjeshtrit të gjejë punë shumë më lehtë.

Kështu, u krijua - platforma e vetme në vend që i dedikohet mjeshtrit.

Misioni

T'i mundësojmë njerëzve qasje më të lehtë në shërbimet e mjeshtrit dhe t'i mundësojmë mjeshtrit qasje më të lehtë tek klientët.

Vizioni

Të bëhemi platforma lider për gjithçka që lidhet me mjeshtrit dhe furnitorët.

Vlerat

Ne i mbajmë gjërat të thjeshta, i vendosim klientët tanë të parët dhe u ofrojmë atyre një vend të besueshem plot opsione ku të gjithë trajtohen njësoj.

An error has occurred. This app may no longer respond until reloaded. Rifresko 🗙